Si mbretëresha e ardhshme e Anglisë, Kate Middleton duhet të ndjekë shumë rregulla. Një nga më të çuditshmet është se ajo nuk mund të hajë makarona, patate dhe oriz
Edhe pse Kate Middleton ka në dispozicion një ushtri kuzhinierësh personalë për të gatuar çfarë të dojë, dukeshës i ndalohet të hajë ushqime të caktuara.
Mbretërit anglezë ndjekin rregulla shumë të sakta se çfarë të sillnin në tryezë. Për shembull, mbretërorëve u ndalohet të hanë krustacë ose ushqime të tjera të sikletshme, por edhe mish të papërpunuar dhe ushqim deti, për të shmangur helmimet e mundshme.
Disa zbulime të reja në lidhje me këtë kanë dalë në dritë dhe kanë lënë pa fjalë fansat.
Sipas ish-kuzhinierit mbretëror Darren McGrady, Dukesha e Kembrixhit nuk mund të hajë makarona për darkë.
Rregulli u zbatua sepse Mbretëreshës nuk i pëlqejnë karbohidratet, kështu që kuzhinierët janë të ndaluar t’i ofrojnë ato në menunë e darkës së të gjithë familjes mbretërore,ç tha McGrady,.
Megjithatë në shtëpinë e Kembrixhit, makaronat nuk janë të ndaluara. Në të vërtetë, sipas thashethemeve, Kate Middleton është një dashnore e madhe e makaronave.
Me sa duket ajo ka bërë edhe vetë në shtëpi disa makarona me vezë për të festuar ditëlindjen e pestë të Princeshës Charlotte dy vjet më parë gjatë karantinës.
Jo vetëm makaronat, por edhe ushqimet e tjera janë të ndaluara për Dukeshën si peshk dhe patate,- një pjatë tipike angleze.
Kjo është gjithmonë për të njëjtën arsye: pa karbohidrate për darkë, pra pa patate. Rregulli vlen edhe për orizin.
Dieta e Kate Middleton: Çfarë ha Dukesha?
Duke marrë parasysh ushqimet e ndaluara për të, dhe dietën e shëndetshme të Dukeshës, natyrshëm lind një pyetje: çfarë ha Kate Middleton?
Kate ndjek një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, por të larmishme; duke preferuar sallata me perime shumë të pasura për drekë dhe gatime tradicionale angleze për darkë; të tilla si supa, timbale me mish dhe perime dhe pulë të pjekur.
Kur bëhet fjalë për të ndaluar urinë gjatë ditës, Kate ushqehet me fruta dhe perime të papërpunuara, ndonëse, siç e ka thënë vetë në të kaluarën, i pëlqen të hajë kokoshka.
Një dietë organike ultra e pasur me antioksidantë, perime dhe fruta, por edhe me proteina pa yndyrë për t’i siguruar trupit të gjitha lëndët ushqyese dhe energjinë që i nevojiten.
Post comments (0)