Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Fillimisht tifozët me një peticion, më pas kolegët, ndërsa së fundmi edhe politika është vënë në lëvizje në mënyrë që Novak Djokovic të jetë i pranishëm në Us Open. Tenisti serb, i pa vaksinuar, nuk mund të shkel dot të SHBA, për shkak të ligjeve dhe rritjes së numrit të prekurve me COVID-19.
Kjo është një situatë shumë e ngjashme me atë që ndodhi në Australian Open, ku në fund, pas një beteje të gjatë Djokovic nuk mundi të merrte pjesë në turneun e madh.
Së fundmi, në favor të Djokovic janë shprehur edhe dy anëtarë Kongresit, republikanët Claudia Tenney dhe Louie Gohmert, të cilët i kanë kërkuar autoriteteve të lejojnë tenistin serb që të futet në SHBA, duke i mundësuar atij apo të gjithë atletëve të tjerë një leje të veçantë, në mënyrë që të marrin pjesë në Us Open.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)