Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/07/2022
Do të paguani dyfish në një restorant nga ata të llojit që mund të hani sa të doni? Një paradoks që asnjë klient nuk do të ishte i gatshëm ta pranonte. Megjithatë, kjo i ndodhi në një lokal në Mbretërinë e Bashkuar Poppy Jones, një tiktokere angleze, e cila tregoi historinë absurde në një video në profilin e saj social. Një episod që nuk ka kaluar pa u vënë re në botën e Web-it, siç e dëshmojnë mbi 70 mijë shikimet në pak orë.
“Më trego mënyrën më të çuditshme se si je bullizuar për shëndetin”. Kjo është sfida e nisur nga një përdoruese tjetër e Tik Tok, së cilës Poppy, në rrjetin social @poppypaints, iu përgjigj me historinë e saj, e cila u përhap shpejt në internet: “Kam ngrënë në një restorant të tipit “all you can eat”, thotë vajza, por kur erdhi fatura kuptova se donin të më bënin të paguaja dyfish”. Vetëm pasi diskutova me stafin e restorantit munda të paguaj për një menu të vetme, theksoi ajo.
Poppy saktësoi se pranë saj ishte ulur një ish i dashuri i saj, por fatura për dy i ishte caktuar asaj dhe jo partnerit të saj. E reja buzëqesh në video, por në komente nuk e fsheh shqetësimin që i shkaktoi ajo situatë, duke treguar se si episodet e “fat shaming” e detyruan të kalonte në një rrugë të vështirë të “body positivity” për të ruajtur shëndetin e saj mendor.
“Body shaming” e “body positivity” janë tema që janë gjithnjë e më të pranishme në rrjetet sociale dhe ndonjëherë, si në rastin e Poppy, përdoruesit që kanë qenë viktima në të kaluarën mund të bëjnë edhe shaka me to. Por nuk është për të gjithë kështu: “Për fatin tim, mund të qesh me këto komente, por e kuptoj që jo të gjithë munden dhe kjo më trishton shumë”, tha Poppy.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)