play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Ministria e Arsimit rikthen konkurset për hyrjen në Universitete

today07/07/2022

Background
share close

RIKTHEHEN KONKURSET PER UNIVERSITET frame 783 1280x720

Ministria e Arsimit rikthen konkurset për hyrjen në Universitete. Lajmi është bërë publik nga ministrja Evis Kushi e cila deklaroi disa nga ndryshimet që do të ndodhin vitin e ardhshëm në maturën shtetërore dhe arsimin e lartë.

Pilotimi i konkurseve për shkollat e larta do të nisë me universitetin e mjekësisë. Të gjithë maturantët që synojnë degët e mjekësisë dhe stomatologjisë do t’i nënshtrohen në Tiranë testit elektronik.

Përmes njoftimit dhe videos së dërguar nga ministra e Arsimit, Evis Kushi, deklaron se pas Mjekësisë, në  vitet e ardhshme, pranimet në të gjitha universitetet do të bëhen përmes konkurseve elektronike. Në diskutimin me dyer të mbyllura për median, ministrja e Arsimit foli edhe për disa nga ndryshimet në maturën shtetërore, si dhe rankimin e gjimnazeve sipas cilësisë.

Ministrja Evis Kushi premtoi përmirësimin e maturës që duke nisur nga viti i ardhshëm do të jetë vetëm proces përmbyllës i shkollës së mesme, fillimisht për maturantët që synojnë mjekësinë. Matura shtetërore aplikohet prej më shumë 15 vitesh në vendin tonë. Ky sistem u vendos pas heqjes së konkurseve në shkollat e larta, metoda e të cilave rezultoi abuzive.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *