play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Maldivet po ndërtojnë një qytet lundrues

today20/06/2022

Background
share close

Një qytet po ndërtohet mbi ujërat e Oqeanit Indian. Qyteti lundures, i cili do të strehojë 20 000 njerëz do të jetë vetëm 10 minuta larg nga Male, kryeqyteti i Maldive. Qyteti do të përbëhet nga 5 mijë njësi lundurese duke përfshirë shtëpi, restorante, dyqane dhe shkolla me kanale në mes.

I gjithë qyteti do të përfundojë deri në vitin 2027. Projekti po ndërtohet si një zgjidhje praktike për realitetin e ashpër të rritjes së nivelit të detit. Një arkipelag me 1,190 ishuj të ulët, Maldivet janë një nga vendet më të cenueshme në botë ndaj ndryshimeve klimatike.

Waterstudio Maldives 1

Tetëdhjetë përqind e sipërfaqes tokësore është më pak se një metër mbi nivelin e detit dhe me nivelet e parashikuara që mund të rriten deri në një metër deri në fund të shekullit, pothuajse i gjithë vendi mund të zhytet në ujë. Por nëse një qytet noton, ai mund të ngrihet me detin.

Kjo është shpresa e re për më shumë se gjysmë milioni banorë të Maldiveve, tha Koen Olthuis, themeluesi i ëaterstudio, firma e arkitekturës që projektoi qytetin. “Kjo mund të dëshmojë se ka banesa të përballueshme, komunitete të mëdha dhe qytete normale në ujë që janë gjithashtu të sigurta.

Waterstudio Maldives 2

Ata do të shkojnë nga refugjatët e klimës në novatorë të klimës,” tha ai për CNN. Plane të tjera për qytetet lundruese janë nisur, si Oceanix City në Busan, Koreja e Jugut, dhe një seri ishujsh lundrues në Detin Baltik të zhvilluara nga kompania holandeze Blue21, por asnjë nuk konkurron me këtë shkallë dhe afat kohor.

Waterstudio Maldives 3

Waterstudio Arkup 1

Waterstudio Arkup 2

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *