Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kombëtarja shqiptare rikthehet mbrëmjen e sotme në fushë, këtë herë për të luajtur miqësoren ndaj Estonisë. Pas dy rezultateve zhgënjyese në Ligën e Kombeve, barazim 1-1 ndaj Islandës dhe humbja 2-1 përballë Izraelit, skuadra jonë përfaqësuese kërkon revanshin në një duel që vlen thjeshtë për moral. Trajneri Edi Reja ka premtuar rotacion në formacionin titullarë, duke e kthyer në enigmë 11 titullarë. Ata që janë aktivizuar më pak pritet të jenë në fushën e lojës, ku mund të zbresin në fushë edhe me një modul të ri.
Kevin Haveri, por dhe Adrian Bajrami besohet të marrin minuta në këmbë në këtë 90 minutësh, si dy prurjet e reja të kuqezinjve në duelet e muajit qershor. Miqësorja me Estoninë do shfrytëzohet nga tekniku italian për të parë nga afër element që mund t’i shërbejnë për të ardhmen, pse jo t’i ketë në dispozicion për duelet e shtatorit.
Estonia vjen pas dy fitoreve në Ligën e Kombeve, duke qenë kandidate potenciale për t’u ngjitur në Divizionin C në një grup ku si rival ka Maltën dhe San Marinon. Ndaj kombëtares sonë do të provojë vërtetë se sa vlen në fushën e lojës. Përballja do të luhet në orën 18:00 në “Air Albania”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)