play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Maturantët nisin provimet e Maturës Shtetërore, nesër testi i gjuhës së huaj

today08/06/2022

Background
share close

MATURA/ Sot testi i Gjuhës së Huaj, pikët që duhet të merrni për të qenë  kalues

Ditën e nesërme maturantët në të gjithë vendin fillojnë provimet e Maturës Shtetërore. Provimi i parë i Maturës Shtetërore 2022 do të jetë ai i gjuhës së huaj.

Provimi nis në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë dy orë e 30 minuta.

Një ditë përpara nisjes së provimeve të Maturës, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se ky vit, i pari pas 2 vitesh mbylljeje për shkak të pandemisë ku dhe pjesa më e madhe e mësimit është zhvilluar online, do të sjellë disa risi.

“Këtë vit ka disa risi që dua t’i ndaj edhe njëherë me ju. Pak ditë më parë ne kemi përcaktuar programet e studimit prioritet kombëtar të cilat do të ofrojnë përjashtim nga tarifa dhe mbështetje financiare me bursa studimi. Kur të bëni zgjedhjen konsideroni edhe programet për të cilat ka nevojë tregu i punës dhe zhvillimi i vendit”, shprehet ndër të tjera Kushi.

Programet e studimit që janë shpallur prioritet kombëtar u përkasin shkencave humane, shkencave natyrore, inxhinierike, bujqësi, veterinari, shërbime, etj., ku studentët do të përjashtohen nga tarifa studimore dhe do përfitojnë bursa që janë sa paga minimale për çdo muaj të studimeve.

Pas provimit të gjhës së huaj do te zhvillohet provimi i gjuhës shqipe dhe ai i letërsisë më 11 qershor. Provimi i matematikës do të zhvillohet më 17 qershor ndërsa ai i lëndës me zgjedhje më 24 qershor.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *