play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Garoi në Baterinë B të peshës 73 kg, Erkand Qerimaj dështon në shtytje dhe dygarësh

today31/05/2022

Background
share close

Qerimaj 2

Aventura e peshëngritësit shkodran Erkand Qerimaj në Europianin e shtangës që po zhvillohet në Tiranë nuk ka qenë e suksesshme. Ai garoi në Baterinë B të peshës 73 kg, duke mos dhënë rezultat në dygarësh.

Qerimaj realizoi vetëm 1 nga 6 provat që kishte në dispozicion, duke mos u ngjitur fare në pedanë në përpjekjen e tretë të stilit të shtytjes. Në këtë stil, ai dështoi dy herë të ngrinte 174 kg, ndërsa në të tretën u tërhoq, duke mos dhënë rezultat.

Më herët, në stilin e shkëputjes, ai dështoi në dy provat e para të realizojë 150 kg, peshë të cilën e ngriti në përpjekjen e tretë, duke u renditur provizorisht i parë.

Kështu, aventura e Qerimajt në Europian e shtëpisë u mbyll pa sukses. Në këtë peshë do të garojë në orët e mbrëmjes edhe Briken Calja. Ai është në Baterinë A, që e nis konkurrimin në orën 20:00.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *