Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today31/05/2022
Kombëtarja U-21 e Alban Bushit do të luajë ndaj Anglisë dhe Kosovës dy ndeshje të rëndësishme në muajin qershor, me skuadrën që është grumbulluar në “Niko Dovana” të Durrësit për të zhvilluar edhe stërvitjen në prag të këtyre dy sfidave.
Këto janë edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj fushate eliminatore, ku Shqipëria është shortuar në Grupin G, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën. Aktualisht, ekipi i drejtuar nga Alban Bushi renditet në vendin e katërt, me 9 pikë të grumbulluara në tetë ndeshje të luajtura.
“Për ne nuk ka shumë rëndësi kualifikimi, vetëm loja e bukur dhe dërgimi i lojtarëve në ekipin e parë. Nuk mund të tolerojmë dhe neglizhojmë në këto dy ndeshje. Nëse i fitojmë kualifikohemi, kjo është motoja që duam të kemi. Lojtarët janë të rinj, jemi në fundin e sezonit. Lojtarët kanë nevojë për pak pushim dhe shumë punë. Kam folur me ta, është momenti dhe mosha. Nuk kemi në ekip Ronaldon që bën 50 ndeshje në sezon.
Humbjet – I kemi analizuar, nuk kemi bërë gabime kolektive në taktikë. Gabimet kanë qenë individuale. Çekia na mundi me katër gola, nga katër gabimet tona. FSHF ka seleksionuar lojtarët jashtë dhe i kemi dërguar në ekipin A. Për 15 vite, Asllani dhe Broja janë pjesë e ekipit të parë dhe kanë qenë me ne. Kjo na gëzon sepse këtë detyrë kemi.
Edy Reja – E falenderoj, mori 7 lojtarët tanë për t’i stërvitur. Nga ata që mori në grumbullim, ai mendon se mund të ketë 2-3 për në ekipin e parë.
Unë nuk e mbaj mend Shqipërinë dhe Shpresat para 20 vitesh. Ky është momenti ynë më i mirë, kemi dërguar shumë lojtarë në ekipin e parë. 70 përqind e ekipit A janë nga Shpresat, Kumbulla, Vrioni janë me ekipin e parë. Kemi ecur mirë në futboll. Finalja e Conference League e tregon këtë.
Surpriza pas Asllanit – Duhet të jem i kujdesshëm, lojtarët janë premtues. Ka lojtarë, nga mbrojtja kemi një lojtar që do bëjë emër në futboll. Do i them në fundin e sezonit.
Këtë edicion, ndryshe nga i shkuari kemi më pak lojtarë sepse i mbaron mosha pas 2 ndeshjeve. Ka shumë të datëlindjes 2002-03, por jo cilësorë. Po punojmë për emrat e rinj që do kemi sezonin e ri.
Kam një listë me datëlindjen 2002-2004. Mitaj dhe Bajrami janë lojtarë të mirë. Reja i ka në mendje. Mbase i merr edicionin e ri dhe nuk i kemi. Kur ekipi A të merr dy lojtarë na prishen ekuilibrat. Por objektivi është ekipi A. Reja ka luksin që në sulm ka Brojën, Vrionin dhe Uzunin. Është bërë mirë nga FSHF.
Brezat dhe lidhja me vendin. Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut – Ky është një problem i hasur, nga një lojtar në Itali që luan në kategorinë e tretë. Nuk e ndjente veten sepse kishte lindur atje. Ka të drejtën e tij sepse ashtu është rritur. Kemi shumë shqiptarë në Angli, aty do fokusohemi te moshat, datëlindja 2004-05.
Kemi skautët tanë që punojnë për ne, kemi informacion për lojtarët. Endri Muhametin (Atalanta) e morëm sa folëm me prindërit dhe të. Ka qenë e thjeshtë. Prindi është prind, shumë pak mund të luajnë me Italinë. Duke folur me ta zgjodhi ekipin tonë, e kemi edhe për sezonin tjetër.
Pesë vite me U-21 ? Momentalisht jam i fokusuar këtu. Bëmë mirë edhe vjet, zumë vendin e tretë. Humbja me Slloveninë dhe Kosovën nga fati na ndikoi, gjashtë pikë na penalizuan. Kam ëndërr të çoj U-21 në Kampionatin Evropian. Futbolli është sport i çuditshëm, i bukur por i keq.
Kam shtatë vite që punoj me fëmijët. Është e çuditshme si ndodh zhvillimi. Ka talent në moshën 15 vjeç por nuk zhvillohet në atë 17 ose 18. Ka nga ata lojtarë që ti mendon se nuk bëhen sportistë, siç është rasti i Adolf Selmanit që i kam thënë prindërve të tij që është e vështirë të bëhet futbollist sepse ka qenë në akademinë time dy vjet edhe nuk kam parë asnjë cilësi te ai.
I kam thënë se nuk bëhet ndërsa tani e marr si shembull. Me punën që bëri, kokën poshtë është pjesë e U-21 dhe lojtar shumë i rëndësishëm në Superligë.
Pra, është i çuditshëm zhvillimi i fëmijëve. Ndonjëherë janë prindërit ata që nuk i drejtojnë si duhet. FSHF ka projekt për sezonin e ri, të krijojë shkollën e saj për fëmijët më cilësorë. Nga të gjitha moshat në Shqipëri (U-16, U-18), të kenë shkollën, hotelin. Shpresoj të bëhet. Këtë projekt e ka ndjekur Gjeorgjia dhe nga U-15 te U-21 është në nivel të lartë”, ka heksuar Bushi.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)