Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Roma bën histori në stadiumin Air Albania të Tiranës teksa fiton edicionin e parë në historinë e Conference League. Italianët u treguan më cinikë në 90-minutat e Air Albania-s teksa shfrytëzuan një gol të Nicolo Zaniolos në minutën e 32-të duke fituar trofeun e parë europian pas Kupës së panairëve në vitin 1961
Ndeshja në fakt, nisi e qetë ashtu siç luhen finalet. Munguan rastet e pasta dhe të dy skuadrat ishin duke studiuar njëra-tjetrin ndërsa trajneri Jose Mourinho në minutën e 18-të humbi për arsye dëmtimi Mkhitaryan.
Gjithsesi, në rastin e parë të rrezikshëm, verdhekuqtë ndëshkuan holandezët me Zaniolon që mori topin bukur në zonë pas një pasimi të Mancinit dhe me klas kaloi portierin Bijlow. Goli ndezi gjakrat e lojtarëve në fushë që patën edhe një moment tensioni, megjithatë sërish munguan rastet. Në fraksionin e dytë, Feyenoord e nisi me një marsh më shumë ndeshjen dhe menjëherë krijuan dy raste të pastra brenda tre minutave ku goditën dy herë shtyllën.
Gjithsesi, Roma pati fat dhe e kaloi momentin e vështirë falë edhe ndërhyrjeve të portierit Rui Patricio ruajti portën e paprekur. Në minutat në vazhdim, Roma pati një mundësi të artë me Pellegrinin për të mbyllur llogaritë e sfidës, por kapiteni goditi dobët. Gjithsesi, Roma i mbijetoi sulmeve të holandezëve dhe fitoi trofeun e Conference League në stadiumin Air Albania.
Sakaq, vlen të theksohet edhe fakti se trajneri Mourinho, bëhet i pari trajner që fiton tre kompeticione të UEFA-s; Champions League, Europa League dhe tashmë Conference League. Kështu, Tirana i sjell fat Romës dhe teknikut portugez që tashmë i pret një festë e madhe e merituar për një sezon që mbyllet me një trofe të rëndësishëm për klubin verdhekuq.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)