Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today24/05/2022
Filmi “Portret i pambaruar” me regji të Namik Ajazit është shfaqur në Frankfurt mbi Main. Ishte iniciativë e konsulles së nderit Dr. Jonela Hoxhaj një aktivitet i tillë dhe përzgjedhja e këtij filmi u pa si një mënyrë për t`i treguar botës një pjesë të rëndësishme të historisë sonë.
Siç regjisori Ajazi, i pranishëm në aktivitet, thotë: “Të guxoje të kishe një flirt me një të huaj në atë kohë ishte si vetëvrasje lidhur me atë se cilat do të ishin pasojat”.
Në “Portret i Pambaruar” rrëfehet historia e ndaluar e dashurisë së një shqiptari me vajzën e ambasadorit italian të viteve ’80. Filmi është bazuar mbi historinë e vërtetë, por brenda janë ndërthurur elementë edhe nga histori të tjera simotra, që përfunduan gati njësoj.
“Portret i pambaruar” me vlerësim me 8.4/10 në IMDb, realizuar si një bashkëpunim shqiptaro-italian ka fituar edhe çmimin si “Filmi më i mirë i gjatë” në edicionin 21 të Festivalit të Filmit Indipendent Days në Kalsruhe në Gjermani dhe po vazhdon të shfaqet në kinemanë me traditë të Frankfurtit “Orfeo’s Erben”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)