play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art & Kulturë

Tjetër sukses për Valdrin Sahitin, puna e tij nuk mungoi as në “Festivalin e Kanës”

today20/05/2022

Background
share close

Valdrin Sahiti nuk di të ndalet! Stilisti mjaft i njohur së fundmi ka veshur blogeren e famshme, Leonie Hanne, e cila është paraqitur me fustanin e Sahitit në Festivalin e Kanës.

Fustani që ka veshur ajo është i gjithi i punuar me mjaft mjeshtëri.

Ka qenë vetë blogerja e njohur, ajo që ka publikuar një video me këtë fustan përrallor ku i ka bërë ‘tag’ edhe stilistit të mirënjohur.

Mirëpo nuk është hera e parë që Sahiti vesh yjet botërorë. Më herët, ai ka rrëfyer se ishte kontaktuar nga reperja Cardi B, e cila më pas veshi një fustan të zi e mjaft elegant të krijuar nga stilisti.

Edhe këngëtarja Bebe Rexha është veshur shpeshherë nga Valdrini!

Por duhet kujtuar edhe fustani i kuq që pati veshur diva e muzikës, Beyonce. Ai fustan u përfol jashtë mase.

Stilisti rrëfeu se ishte vetë këngëtarja Beyonce, me anë të asistentëve të saj, që kontaktoi me Valdrinin.

“Janë ato vetë që bien në kontakt me ne dhe nëpërmjet asistentëve. Diskutuam për shumë fustane, jo vetëm për të kuqin që zgjodhi. Gjithmonë kam besuar në ëndrra dhe vizione. Besoj fort se arti nuk ka kufinj, pavarësisht moshës apo vendit”, ka thënë Valdrini më herët

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *