Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Johnny Depp është një prej aktorëve më të talentuar në industrinë e filmit,që ende nuk ka një çmim Oscar.
Ai është një prej atyre profileve që është konsideruar gjithnjë një kameleon në ekranin e madh.
Një larmi rolesh dhe karakteresh e kanë identifikuar Johnny-n përgjatë karrierës së tij,gjithnjë ndryshe gjithnjë guxues dhe i përveçëm.
Por aftësitë dhe talentin e tij i ka shoqëruar gjithnjë stili më i vecantë që ka karakterizuar gjithnjë dukjet e tij,qoftë në daljet e përditshme apo ato publike.
Uniformiteti dhe e zakonshmja nuk është xhaketa që i shkon Johnny-t. Ai është gjithnjë pararojë duke zhvilluar stil dhe ndikuar mbi këtë të fundit.
Që nga flokët tek tatuazhet që mbulojnë trupin e tij dhe vecanërisht pjesën e duarve,tek unazat dhe vathët që shtojnë misterin në karakterin e tij.
Kapelet janë një tjetër element identifikues i Johny Depp,një detaj që gjithnjë plotëson dukjen e aktorit,bashkë me syzet që ai mban në cdo moment të ditës apo natës dhe dalje publike,një tipar i “rockstar”-ëve prej vërteti.
Një sërë elementësh kanë plotësuar figurën e aktorit Johnny Depp në dukjet e tij,nga një shall në dorë,një kostum serioz apo një palë xhinse të grisura,ai është thjesht Johnny,për të ndikuar,frymëzuar,apo edhe kopjuar.
I shndërruar në mënyrë krejt elegante në një ikonë stili,Johnny Depp është figura më ndikuese në industrinë e argëtimit,me misterin,energjinë,të qënit seksi,elegant,sharmant dhe rockstar njëkohësisht.
Johnny është njëherësh pjesë e grupit të rrokut “The Hollywood Vampires” dhe ka edhe një talent tjetër që është piktura.
P.s. Nëse nuk e dinit:” Një shishe parfumi “Dior Sauvage” imazh i të cilit është aktori,shitet cdo 3 sekonda!
Elsa Ymeri (C)
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)