play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

“6 mld euro ndihmë për rajonin”, Varhelyi i vendos kushtin vendeve të Ballkanit Perëndimor: Nëse deri në 2027 nuk do jeni ende gati…

today29/02/2024

Background
share close

Komisioneri Varhelyi, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tha se vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të marrin 6 mld euro ndihmë.

Ai tha se deri në 2027 rajoni do marrë të njëjtin intensitet ndihme

“Shumica e reformave kanë koston e tyre financiare, por jemi të gatshëm të zbusim koston ndaj udhëheqësit e KE kanë vendosur, 6 mld euro duhet të ndihmojnë rajonin. Kjo është sasia e fondeve që i jepen vendeve anëtare. Deri në 2027 rajoni do marrë të njëjtin intensitet ndihme. Pas 2027 do ishte e vështirë që rajoni të thoshte nuk jemi gati akoma. Në 10 vite rajoni duhet të dyfishojë ekonominë”, tha ai.

I pyetur në lidhje me atë që mund të presin rajoni dhe Shqipëria vitin e ardhshëm, komisioneri tha se BE pret që vendet të sjellin vetë ide në lidhje me atë që duhet të ndryshohet.

“Presim që rajoni të na sjellë ide se çfarë duan të ndodhë vitin e ardhshëm, ku janë pengesat për qeveritë dhe qytetarët, që të tregojmë ndryshime të prekshme për qytetarët.
Financimet shtesë do jenë për përpjekjet që duan për reformat që vendet të vijnë në BE”, tha ai.

 

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *