Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today24/04/2025
NJOFTIM PËR SHTYP
24 prill, Durrës
35 mijë vizitorë – Festivali Art Explora hap velat e shtegtimit nga Porti i Durrësit
Festivali Art Explora u përmbyll me sukses pas një edicioni 12-ditor në Durrës, duke pritur më shumë se 35 mijë vizitorë.
Nga data 10 deri më 21 prill një program i pasur artistik dhe muzikor nga mbi 50 artistë ndërkombëtarë dhe vendas, u shpalos falas për të gjithë vizitorët.
Festivali u organizua në kuvertën e anijes së parë muze në botë dhe në kalatën e portit, i konceptuar në disa pavijone dhe hapësira kolektive, me një program që ndërthuri ekspozita, realitet virtual, performanca, biseda, projeksione filmash dhe koncerte.
Gjithashtu, Festivali Art Explora nxori në pah për audiencat ndërkombëtare, trashëgiminë historike të Durrësit duke e ndërlidhur atë me skenën globale të artit dhe kulturës bashkëkohore.
Me titull “Për qytetet dhe gratë: Një flaut, një kambanë, ujëra”, programi artistik u kurua nga kuratorja shqiptare Arnisa Zeqo, asistuar nga Rina Meta dhe në bashkëpunim me Anima Pictures, përgjegjëse për produksionin.
Frédéric Jousset, Themelues dhe President i Fondacionit Art Explora – organizata që qëndron pas feativalit – falënderoi përzemërsisht të gjithë partnerët, artistët, si dhe autoritetet lokale dhe institucionet kulturore për përkushtimin dhe entuziazmin e treguar në mbështetje të këtij festivali.
“Festivali Art Explora dhe anija-muze përfaqësojnë dëshirën tonë për të afruar kulturat me njëra-tjetrën dhe për të nxitur dialogun mes imagjinatave. Të ofrosh art për t’u përjetuar, në zemër të porteve dhe qyteteve të Mesdheut, do të thotë të ndërtosh ura mes popujve dhe të hapësh perspektiva të reja,” – tha Jousset.
Durrësi ishte ndalesa e parë e festivalit për këtë vit. Në këtë odise kulturore në Mesdhe, Art Explora do të lundrojë drejt Nisës në Francë (2-13 qershor), Rijekës në Kroaci (12-21 shtator), Athinës (3-12 tetor) dhe Limasol në Qipro (25 tetor – 5 nëntor).Limasso
Festivali Art Explora është një festival lëvizës që udhëton nëpër dete dhe oqeane me anijen muze, ofron përvoja novatore artistike dhe kulturore tërësisht pa pagesë. Festivali organizohet në kuvertën e anijes së parë muze në botë dhe në kalatën e portit, me pavijone ekspozitash në vendndodhje të ndryshme brenda qyteteve të tij mikpritëse, me një program që ndërthur ekspozita, realitet virtual, performanca, bisedat , projeksione filmash, koncerte, etj. Prej pranverës së vitit 2024 deri në vjeshtën e vitit 2027, anija muze do të udhëtojë në 15 vende të Mesdheut, si djepi i qytetërimeve të mëdha dhe i një amalgam të shumë kulturave. Kjo anije do të bashkojë artistë, kuratorë, organizata kulturore, edukative dhe komunitare për të imagjinuar kolektivisht një vizion të ri të Mesdheut.
Art Explora Fondation është një fondacion ndërkombëtar i fokusuar në kontributin publik, përmes lidhjeve të reja mes arteve dhe audiencave në shkallë lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Fondacioni punon në bashkëpunim me artistë, organizata kulturore dhe komunitete për të eksploruar të gjitha format e artit dhe për të krijuar përvoja kulturore transformuese për të gjithë. I themeluar në vitin 2019, Art Explora është një organizatë jofitimprurëse arti, që bashkon shumë partnerë dhe vullnetarë, me seli në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)