play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

28 deputetë të përjashtuar në më pak se dy muaj

today15/12/2023

Background
share close

Nisja e këtij aksioni në parlament, do të shënonte pikënisjen e një vale përjashtimesh nga Kuvendi i Shqipërisë për deputetët e Partisë Demokratike. Që prej datës 20 Tetor, Sekretariati i Etikës, në 7 mbledhje të zhvilluara ka përjashtuar 28 deputetë, disa prej tyre më shumë se dy herë.

Të përjashtuar 3 herë nga Kuvendi për 30 ditë

Flamur Noka

Bledion Nallbati

Saimir Korreshi

Gazment Bardhi

Flamur Noka, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi dhe Gazment Bardhi kanë qenë deputetë më aktivë në rrëmujën e krijuar në sallën plenare dhe si rezultat janë përjashtuar 3 herë, duke mos qenë pjesë e aktivitetit parlamentar për 30 ditë. Flamur Noka, shumicën e përjashtimeve i ka marrë në mënyrë ekskluzive në sallën plenare, nga kryeparlamentarja Nikolla.

9 deputetë të tjerë, përfshirë edhe ish–kryeministrin Sali Berisha janë përjashtuar dy herë nga Kuvendi në më pak se dy muaj, duke munguar për 20 ditë në aktivitetin parlamentar.

Të përjashtuar 2 herë nga Kuvendi për 20 ditë

Sali Berisha

Ervin Salianji

Luan Baçi

Elda Hoti

Xhelal Mziu

Edmond Spaho

Lindita Metaliaj

Asllan Dogjani

Albana Vokshi

Ndërsa 15 të tjerë janë të përjashtuar vetëm 1 herë nga Kuvendi, për një afat kohor 10 ditësh.

Të përjashtuar 1 herë nga Kuvendi për 10 ditë

Isuf Çelaj                              Tritan Shehu

Kastriot Piroli                        Kasëm Mahmutaj

Greta Bardeli                        Edi Paloka

Flamur Hoxha                       Ina Zhupa

Petrit Doda                           Helidon Bushati

Lodovik Hasani                     Bujar Leskaj

Ramadan Likaj                     Sorina Koti

Lefter Geshtenja

E si mos të mjaftonte përjashtimi në komision dhe seancë, Kuvendi për ditë më radhë nuk i lejoi deputetët e PD as në ambientet e brendshme të Godinës.

Në këto 7 mbledhje, Sekretariati i etikës ka bërë 44 përjashtime për deputetët e opozitës me një afat maksimal deri në 10 ditë.

Në kushtet e një aksioni pa kthim, mazhoranca nuk ka zgjedhur dialogun por ndëshkimin. Për këtë arsye ndryshoi rregulloren, duke e bërë afatin maksimal të përjashtimit deri në 60 ditë.

I pari që do i provojë pasojat e rregullores së re është Saimir Korreshi, së bashku me dy kolegë të tij, Edmond Spahon dhe Kastriot Pirolin.

Derisa rregullorja e re të shkojë në Gjykatën Kushtetuese ashtu si Partia Demokratike ka paralajmëruar, në seancat e radhës deputetët do të duhet të zgjedhin nëse do t’i sofistikojnë metodat e revoltës apo do bëjnë një hap pas për t’i shpëtuar  një përjashtimi dy-mujor nga parlamenti.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *