Fund “makthit” 5-ditor, Vlorës i rikthehet uji
Është riparuar defekti në tubacionin kryesor që furnizon me ujë qytetin e Vlorës, i cili la pa ujë banorët për rreth 5 ditë. Me mbërritjen e pajisjeve hidraulike nga Turqia, pas mesnate, drejtoria e Ujësjellësit të qytetit bregdetar realizoi montimin e tubit kryesor. Prej orës 04:00 të mëngjesit ka nisur mbushja e depove me ujë. Ekspertët e ujësjellësit po testojnë tubacionin e riparuar, duke rritur gradualisht presionin dhe sasinë e […]