Monument kulture në rrezik, ndërhyrje emergjente te Kulla e Turanit
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja, ka njoftuar sot, 29 dhjetor, se Kulla e Turanit do të restaurohet shumë shpejt. Bëhet fjalë për një monument kulture të dëmtuar nga reshjet e dendura, që tanimë është pjesë e listës së objekteve në risk nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë (DRTK). “Punimet do të fokusohen te masat konsoliduese dhe restauruese, duke respektuar parimet e restaurimit konservues dhe autenticitetin e monumentit […]