Daily Mail jehonë Dua Lipës, si këngëtarja me prindër refugjatë po i jep famë shqiptarëve në mbarë botën
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është kthyer në kryefjalën e mediave në të gjithë botën, pasi mori nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i Shqipërisë. Madje edhe prestigjozja, DailyMail, i ka kushtuar një artikull, në të cilin thuhet se këngëtarja 27-vjeçare ka lindur në Londër në vitin 1995 nga prindër kosovaro-shqiptarë që ikën nga konflikti dhe paqëndrueshmëria politike në Ballkan. Ajo shpesh herë e ka përmendur me krenari origjinën e saj shqiptare në […]