play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

1 qershori, Manastirliu: Zgjerojmë programet për shëndetin e fëmijëve në shkolla

today01/06/2022

Background
share close

Në festën e 1 qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, është organizuar një aktivitet më fëmijët e të gjitha komuniteteve. E pranishme ka qenë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila tha se do të zgjerohen programet për shëndetin e syve dhe të dhëmbëve për fëmijët.

Lidhur me programet për shëndetin e fëmijëve në shkolla, atë të shikimit dhe kujdesit oral, Manastirliu tha se këto lehtësojnë edhe prindërit nga kontrollet rutinë që duhet të kryenin për fëmijët e tyre.

‘Kemi filluar një program të kujdesit për sytë në shkolla. Kujdesi shëndetësor në shkolla ka filluar të jetë jo vetëm nëpërmjet programeve të vogla por edhe nëpërmjet programeve kombëtare. Ku të gjithë nxënësit në shkolla nga klasa e parë deri në klasën e nëntë të mundet të kontrollojnë shikimin. Gjithashtu kemi  edhe një program të kujdesit për dhëmbët sepse aty mësojmë se si të kujdesemi për shëndetin oral, tek dentisti i shkollës fëmijët mund të marrin shumë shërbime të nevojshme dhe kështu edhe prindërit lehtësohen nga kontrollet rutinë që duhet t’u nënshtrohen fëmijët e tyre’, tha Manastirliu.

Duke uruar fëmijët për festën e 1 Qershorit, Manastirliu tha se të gjitha institucionet janë bashkë për të siguruar arsimim dhe një të ardhme më të mirë për ta.

“Ne jemi këtu për të bashkuar forcat që e ardhmja juaj të jetë më e mirë. Ne ndoshta me të gjitha këto që po ndodhin nuk do jemi dot të aftë të parashikojmë çfarë do të ndodh në të ardhmen, por për një gjë jemi të aftë, jemi të aftë që të përgatisim fëmijët për t’u përballur me të nesërmen. Gëzuar 1 Qershorin”, tha Manastirliu

/rtsh.al/

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *