play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Zyrtarët e imigracionit në SHBA, urdhër për rritjen e numrit të arrestimeve

today04/06/2025

Background
share close

Zyrtarë të lartë të imigracionit në SHBA gjatë fundjavës dhanë udhëzime tek oficerët që të rrisin numrin e arrestimeve të njerëzve që i quanin “kolateralë”, sipas emaileve të brendshme të agjencisë të para nga The Guardian.

Oficerëve iu bë thirrje gjithashtu të rrisnin arrestimet dhe të mendonin taktika, thuhej në një email, me stafin që u inkurajua të gjente mënyra të reja për të rritur arrestimet dhe t’ua sugjeronte ato eprorëve.

Emailet, të dërguara nga dy zyrtarë të lartë të Imigracionit dhe Doganave (ICE) të shtunën e kaluar, u dhanë udhëzime oficerëve në të gjithë vendin që të rrisnin numrin e arrestimeve gjatë fundjavës.

Kjo pasoi urdhrin e sekretares së Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, dhe zëvendësshefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, të cilët muajin e kaluar ushtruan presion mbi zyrtarët e imigracionit për të rritur arrestimet që lidhen me imigracionin në të paktën 3,000 persona në ditë.

Një nga email-et, i shkruar nga Marcos Charles, drejtori ekzekutiv në detyrë i operacioneve të zbatimit të ligjit dhe largimit të Ice, u jep udhëzime zyrtarëve të Ice që të ndjekin njerëzit që mund të hasin rastësisht.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *