play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Zyrtare/ Flick rinovon me Barcelonën, detajet e kontratës

today18/05/2026

Background

Trajneri Hansi Flick ka nënshkruar zyrtarisht zgjatjen e kontratës me Barcelonën deri në vitin 2028, me opsion për një sezon tjetër.

Marrëveshja u firmos në zyrat e klubit, në prani të drejtuesve kryesorë, duke përfshirë Rafa Yuste dhe Joan Laporta. Megjithëse skuadrës i ka mbetur edhe një ndeshje kampionati në transfertë ndaj Valencias për të mbyllur plotësisht sezonin aktual, tekniku gjerman ka nisur punën për planifikimin e edicionit të ardhshëm.

Bisedimet mes palëve për të shtrirë bashkëpunimin tej afatit fillestar të vitit 2027 kishin nisur prej kohësh, por trajneri preferoi të priste përmbushjen e objektivave sportivë përpara se të hidhte firmën mbi dokumente.

Gjatë negociatave, klubi katalanas arriti të përfshijë një klauzolë për një vit tjetër opsional pas sezonit 2027-2028.

Fillimisht, Flick ishte treguar i tërhequr ndaj kësaj pike, për shkak të bindjes së tij se kontratat afatgjata nuk janë gjithmonë praktike për rolin e një trajneri, megjithatë palët gjetën gjuhën e përbashkët për të mbyllur marrëveshjen.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *