play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Zyrtare! Bad Bunny do të performojë në spektaklin e famshëm të Super Bowl 2026

today29/09/2025

Background
share close

Bad Bunny, është zyrtarisht emri kryesor i Halftime Show të Super Bowl-it të vitit 2026, që do të mbahet më 8 shkurt në Levi’s Stadium në Santa Clara, Kaliforni. Lajmi u konfirmua nga NFLApple Music dhe Roc Nation, vetëm pesë muaj përpara eventit më të madh sportiv në SHBA.

Në një deklaratë emocionuese, këngëtari i hitit Tití Me Preguntó tha:

“Ajo që ndjej shkon përtej meje. Është për ata që erdhën para meje dhe vrapuan me mijëra jardë që unë të mund të shënoja një touchdown… Ky është një nder për popullin tim, kulturën tonë dhe historinë tonë. Shko thuaji gjyshes sate, që ne do të jemi HALFTIME SHOW i SUPER BOWL-it.”

Jay-Z, themeluesi i Roc Nation dhe producent i Halftime Show që nga viti 2019, shtoi:

“Ajo që ka bërë Bad Bunny dhe vazhdon të bëjë për Puerto Ricon është vërtet frymëzuese. Është një nder ta kemi në skenën më të madhe të botës.”

Edhe pse artistët nuk paguhen për performancën në këtë event, Halftime Show mbetet një nga koncertet më prestigjioze në botë për shkak të ekspozimit të jashtëzakonshëm që ofron.

Aktualisht 31 vjeç, Bad Bunny ka fituar 3 çmime Grammy dhe 12 Latin Grammy, është bërë ambasador global i muzikës latine dhe ka luajtur në disa filma të suksesshëm. Albumi i tij i fundit DeBÍ TiRAR MáS FOToS është vlerësuar gjerësisht dhe cilësohet si një nga më të mirët e vitit 2025. Ai gjithashtu kryeson nominimet për Latin Grammy këtë vit me 12 kandidatura, duke lënë pas producentin Edgar Barrera.

Super Bowl 2026 pritet të jetë jo vetëm një festë sportive, por edhe një eksplozion kulture dhe muzike latine.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *