Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today07/06/2022
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Ishullin e Sazanit dhe në fshatin Elgjin në Orosh të Mirditës. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte vijon operacioni nga ajri për shuarjen e flakëve në Ishullin e Sazanit, ndërsa nga toka janë angazhuar 122 trupa të Forcave të Armatosura.
“Ka nisur prej orëve të para të mëngjesit operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Avioni Canadair Cl 415, mbështetje nga Greqia dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i është bashkuar aksionit që po vijon prej më shumë se 48 orësh nga terreni. 122 trupa të Forcave të Armatosura, mjete detare, zjarrfikës, etj janë duke punuar për të ndërprerë përhapjen e flakëve”, shkruan Ministri.
Nga ana tjetër, në fshatin Elgjin të Mirditës janë angazhuar 54 trupa të Forcave të Armatosura, ndërsa është bërë i mundur izolimi i vatrave të zjarrit duke shmangur rrezikun për banesat që ndodhen pranë.
“Nga ana tjetër 54 forca janë përqendruar në fshatin Elgjin, njësia administrative Orosh në Mirditë, ku prej ditës së djeshme vijon të jetë aktive një vatër zjarri. Së bashku me forcat zjarrfikëse dhe mjetet e vëna në dispozicion po vijojnë operacionin për të mos lejuar që flakët t’u afrohen banesave aty pranë”, bën me dije Peleshi.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)