play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

“Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell

today02/06/2025

Background
share close

Një re gjigante tymi e zi, e lartë disa kilometra dhe disa shembje të kraterit! Vullkani i njohur Etna është “zgjuar” kështu dhe së shpejti mund të shkaktojë probleme për fluturimet mbi Katania.

Edhe pse aktualisht nuk raportohet ndonjë incident, Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Katania, thotë se ka pasur një rrjedhje piroklastike të vullkanit, i cili vijon me shpërthime me intensitet të lartë dhe thuajse pandërprerje. Ky tym i nxehtë ka kaluar edhe buzë Luginës së Luanit, në një lartësi prej rreth 2900 metrash.

Njëkohësisht, aktiviteti shpërthyer ka bërë që të gjenerohet llavë në një pjesë të vullkanit, shoqëruar me dridhje të larta vullkanike. Këto të fundit ngrenë “alarm” edhe për ndonjë tërmet të mundshëm, megjithatë zonat e banuara janë relativisht larg.

Një tjetër shqetësim ka të bëjë me numrin e lartë të turistëve në zonat përreth.

Ekspertët theksojnë se ndikimi në trafikun ajror nuk varet shumë nga lartësia e resë vullkanike, por nga drejtimi i erës. Aktualisht, dita është e kthjellët dhe pa erë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *