Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today23/12/2025
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se bisedimet që po zhvillohen aktualisht me Bashkimin Evropian mund të ndryshojnë në mënyrë themelore situatën në vend.
Në një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Zelensky theksoi rëndësinë e presionit nga të gjithë partnerët mbi Rusinë për të arritur paqen.
“E vlerësojmë shumë faktin që Bashkimi Evropian po e mbështet Ukrainën në këtë moment diplomatik, në shumë aspekte vendimtar. Negociatat që po zhvillohen mund të ndryshojnë në mënyrë themelore situatën, dhe është thelbësore të sigurohet presioni i duhur mbi Rusinë për hir të paqes, presion i përbashkët nga të gjithë partnerët,” tha Zelensky, citon Ukrinform.
Ai shtoi se pavarësisht atmosferës festive të Krishtlindjeve, Ukraina nuk ndalon punën për qëllimin e saj kryesor, paqen dhe sigurinë.
“Dhe megjithëse e gjithë bota tashmë po e drejton vëmendjen te Krishtlindjet, ne nuk ndalojmë së punuari asnjë ditë drejt qëllimit tonë të përbashkët, arritjes së paqes dhe garantimit të sigurisë,” vuri në dukje presidenti ukrainas.
Sjellim ndërmend se liderët e BE-së kishin rënë dakord për 90 miliardë euro ndihmë financiare për Ukrainën për vitet 2026–2027
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)