play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Votoni: Sunny Hill Festival-Edicioni i Tiranës nominohet për dy çmime nga European Festival Awards

today22/11/2022

Background
share close

Sunny Hill Festival sot ka njoftuar se është nominuar nga European Festival Awards për dy kategori të rëndësishme të çmimeve ndërkombëtare për vitin 2022, atë të Best Medium-Sized Festival (për Sunny Hill Festival në Prishtinë) dhe Best New Festival (për Sunny Hill Tiranë).

Sunny Hill është në garë me disa nga festivalet më të mëdha evropiane të muzikës, për kategorinë e çmimeve në të cilat është nominuar, mirëpo gjasat për të dalë fitues në cilëndo kategori i ka shumë të mira, marrë parasysh publicitetin e madh ndërkombëtar (rreth 6,000 publikime në media, mbi 1,000 të huaja), numrin e madh të pjesëmarrësve në festivalet e Prishtinës dhe Tiranës, si dhe emrat që ka arritur të sjellë në kryeqytetet tona gjatë këtij viti (Dua Lipa, J Balvin, Afrojack, Hardwell, Diplo, Skepta, AJ Tracey, DJ Regard, Mahmood, Fedez dhe emra të tjerë të rëndësishëm).

Tani, audienca mund ta bëjë dallimin përmes votimit të Sunny Hill Festival për kategoritë në të cilat është nominuar nga European Festival Awards.

Linku për votim është KËTU – të dy kategoritë janë në listën e njëjtë!

Hapat për votim janë të thjeshtë:

Klikoni në link 

Votoni në pyetjet numër 2 dhe numër 5 (pyetjet tjera nuk janë të detyrueshme të plotësohen).

Shkruani emrin, shtetin & adresën tuaj të e-mailit dhe klikoni DONE.

Çdo votë për Sunny Hill ka rëndësi, prandaj festivali ka ftuar të gjithë për mbështetje në mënyrë që ta arrijë fitoren, në të dyja kategoritë.

European Festival Awards ka 16 kategoritë e çmimeve të cilat i vlerësojnë arritjet e organizatorëve në këtë fushë dhe nderojnë festivalet dhe individët që tejkalojnë kufijtë dhe pengesat në shumë aspekte shoqërore, përfshirë shëndetin dhe sigurinë, ndërgjegjësimin dhe progresin social, dhe qëndrueshmërinë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *