play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Von der Leyen: Asetet e ngrira ruse për të financuar Ukrainën

today13/11/2025

Background

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Europian është i vendosur të mbulojë nevojat financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, 2026 dhe 2027.

Ajo theksoi se tani po punohet ngushtë me Belgjikën dhe të gjitha vendet anëtare për të përcaktuar mënyrën se si do të realizohet ky angazhim.

“E mirëpres angazhimin e qartë të Këshillit Europian në takimin e fundit për të mbuluar nevojat financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, 2026 dhe 2027. Është e qartë se ne do ta realizojmë këtë. Tani diskutimi është për mënyrën se si do ta bëjmë këtë”, tha Von der Leyen.

Von der Leyen sqaroi se ekzistojnë tre opsione për të siguruar fondet e nevojshme për Ukrainën.

“Opsioni i parë është përdorimi i hapësirës së mbetur në buxhet për të mbledhur fonde. Opsioni i dytë është një marrëveshje ndërqeveritare, ku shtetet anëtare do të siguronin kapitalin e nevojshëm vetë. Dhe mundësia e tretë është të kemi një kredi dëmshpërblimi. Kjo bazohet në asetet ruse të ngrira. Rusia duhet të kuptojë se koha nuk është në anën e saj”.

Sipas presidentes së Komisionit Europian, ky mekanizëm do të siguronte një ndihmë të qëndrueshme për Ukrainën dhe do të dërgonte një sinjal të fortë ndaj Moskës se Bashkimi Europian është i bashkuar dhe i vendosur të vazhdojë mbështetjen ndaj Kievit

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *