Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në Tiranë tre kompani holandeze, daneze dhe spanjolle prezantuan idetë për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës në një konkurs ndërkombëtar.
Në fjalën e mbajtur gjatë eventit, kryeministri Edi Rama u ndal në rëndësinë që merr Vjosa jo vetëm për ta ruajtur por edhe kthyer në një atraksion turistik me qëllim zhvillimin e zonës.
“Vendimet më të mëdha dhe të guximshme dhe më të rëndësishme për të ardhmen që një qeveri mund të merrte”, -tha Rama, duke shtuar se Shqipërisë i duhet turizmi i luksit.
Vjosa dhe Parku Kombëtar është për ne edhe një shkollë për të kuptuar hap pas hapi se si këto të dyja mund të bashkëjetojnë. Se si ne duhet tu japim një perspektivë komuniteteve që jetojnë në kufi të parqeve kombëtare, për të kuptuar se zhvillimet nuk janë të pamundura por duhen bërë me një sens krejt të ri dhe largpamës. Ne na duhet turizmi i luksit për njerëzit e zakonshëm. Përmes turizmit të luksit, njerëzit e zakonshëm marrin edhe të ardhurat më të mëdha. Jemi në një fazë të rishikimit të zonave të mbrojtura që vjen pas një kërkese të një numri gjithnjë e në rritje të kryetarëve të bashkisë që janë të vetëdishëm për konservimin e natyrës dhe nën presionin e madh për zhvillim ekonomik dhe kombinimi i këtyre të dyjave është domosdoshmëri. As fantazimi i njërës palë për të kundërshtuar çdo gjë dhe as pa diskutim për të prekur çdo gjë në emër të zhvillimit, nuk duhet të na pengojë të gjejmë një ekuilibër harmonik. Projekti i Vjosës Park Kombëtar na fton dhe do të na udhëheqë”- tha Rama.
Në një mesazh për Bashkimin Europian, Rama tha se ata duhet të kujtojnë se edhe lumenjtë në BE kanë qenë të egër, por i kanë zbutur për aryse që s’kanë lidhje me mbrojtjen e mjedisit.
“Konkursi ndërkombëtar për Qendrën Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës dhe hymë në një fazë të re, konservimit dhe zhvillimit të këtij parku të jashtëzakonshëm kombëtar. Nuk ka asnjë vend në Europë të paktën, se bota është shumë e madhe për të folur me siguri, që të ketë një park kombëtar që përshkon të gjithë trupin e vendit. Nuk ka asnjë vend në Europë sot që të ketë një lum të egër, gjë për të cilën shpeshherë kemi qenë të detyruar tu kujtojmë miqve europiane, kur këmbëngulej se duhej ruajtur lumi i fundit i egër në Europë, por më parë se sa na japin në leksione se si ruhet një lumë i egër. Duhet të kujtohen që të egër kanë qenë edhe lumenjtë e tjerë të Europës, por ata i kanë zbutur për qëllime që s’kanë pasur të bëjnë me mbrojtjen e natyrës. jemi mirënjohës për nxitjen, inkurajimin”- tha kreu i qeverisë, duke shtuar se shpallja e Vjosës Park Kombëtar ka qenë pjesë e vizionit.
Tri kompani të huaja arkitekturore kandidojnë për të marrë përsipër ndërtimin “Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informacionit” të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa. Në fund të prezantimeve vetëm njëra prej tyre do ta ketë mundësinë që të vendos idenë në zbatim.
– Casanova dhe Hernandez Architecten, Roterdam, Hollandë.
– CEBRA A/S & Arup Internatioonal Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO, Kopenhagën, Danimarkë.
– Ensamble Studio, Madrid, Spanjë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)