play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Viza 60 Euro për të vizituar ishujt e Greqisë

today03/04/2024

Background
share close

Qeveria greke ka nisur një plan të ri lehtësues për qytetarët turq që dëshirojnë të vizitojnë ishujt e Greqisë.

Kjo është një përpjekje diplomatike për të ulur tensionet mes dy vendeve, sidomos pas vizitës së Presidentit Erdogan në Greqi pak muaj më parë.

Programi i ri nisi më 1 Prill dhe ka të bëjë me një regjim të lehtësuar vizash vetëm për qytetarët turq që të vizitojnë ishujt grekë.

Viza do të kushtojë 60 Euro dhe ndaj qytetarëve turq që do t’i marrin do të ketë një kontroll pasaporte dhe do t’u regjistrohen gjurmët e gishtave nga autoritetet greke. Përmes kësaj vize ekspres, ata kanë leje vetëm të vizitojnë ishujt grekë dhe nuk do të lejohen që të udhëtojnë në vendet e tjera anëtare të BE-së.

Viza ekspres për qytetarët turq do të ofrohet jo vetëm gjatë muajve të Verës, por gjatë gjithë vitit.

Muajin e ardhshëm, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pritet të vizitojë Turqinë pas asaj të Erdogan në Athinë.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *