Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Një violinë që i përkishte dikur njërit prej shkencëtarëve më të mëdhenj të botës është shitur në ankand për 860 mijë paund.
Violina Zunterer e vitit 1894 mendohet të ketë qenë instrumenti i parë i Ajnshtajnit dhe pritej që fillimisht të shitej për 300 mijë paund në ankandin Dominic Winter Auctioneers në South Cerney, Gloucestershire.
Edhe një libër filozofie që Ajnshtajni ia kishte dhuruar një miku u shit për 2.200 paund.
Të gjitha çmimet kanë edhe një komision 26.4% që do të thotë se çmimi përfundimtar për violinën do të jetë mbi 1 milionë paund.

Sipas ekspertëve, kjo mund të bëjë që ky të jetë çmimi më i lartë i një violine që nuk i përkiste një instrumentisti apo që të jetë e prodhuar nga Stradivarius. Rekordi i mëparshëm mbahej nga një instrument që me gjasë gjendej në anijen e Titanikut.
Specialisti Chris Albury e përshkroi shitjen e kryer brenda 10 minutave si “një moment special”. “Kishim tre ofrues në telefon që ishin shumë të përfshirë deri në fund”, tha ai për BBC.
Sipas tij, shumë njerëz nuk e dinin që Ajnshtajni luante në violinë. “Ai thoshte gjithnjë se po mos të ishte bërë shkencëtar, do t’i pëlqente të ishte muzikant. Ai nisi ta mësonte violinën në moshën 4-vjeçare dhe luante çdo ditë”, përfundoi Albury.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)