Listeners:
Top listeners:
play_arrowLIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrowLIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrowLIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti janë ritakuar në skenë pas 20 vitesh. Jo vetëm kaq. Kanë shkëmbyer edhe një “baby kiss”.Eros ishte dje i ftuari i “One Woman Show” i Michelle që feston me këtë rast 25-vjetorin e karrierës së saj.
Pas performancës së tij, një përqafim dhe ajo puthja e famshme ndodhi mes të dyve.
Po vetë ata e kanë sqaruar në moment se nuk është asgjë më shumë sesa celebrim i miqësisë së tyre. Përmendën mediat që prej 20 vitesh shkruajnë: “U rikthyen, Mund të jenë bashkë” dhe e bënë të qartë njëherë e përgjithmonë se bashkë do të ruajnë vetëm miqësinë. Në fund të fundit ndajnë bashkë një vajzë, të rritur tashmë, Aurorën.
Michelle sapo është ndarë nga bashkëshorti i saj i dytë Tomasso Trussardi. Ky i fundit në një intervistë shprehu bezdinë e tij ndaj Eros Ramazzotti-t, duke thënë: I bëj thirrje të mbajë vendin e tij.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)