play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Video/Kënga e Adem Jasharit e preferuara e doktor Skerdit, surprizë për ditëlindjen e tij të 52-të  

today05/10/2023

Background
share close

Lidhja me rrënjët duket se është një nga pikat e dobëta dhe të forta të doktor Skerdi Faria. E duke ia njohur këtë dobësi, stafi i tij e ka suprizuar mbrëmjen e ditëlindjes duke sjellë këngëtarin Altin Sulku, me të cilin kanë kënduar së bashku këngën e “Adem Jasharit”, një nga të preferuarat e doktorit. Këtë moment, doktor Skerdi e ka ndarë në rrjetet e tij sociale, teksa shkruan: Morëm fjalën me Altin Sulkun dhe trimat e familjes KEIT.

Në fakt thuajse në të gjitha postimet apo intervistat e tij, kur flet për KEIT, doktor Skerdi e konsideron atë një familje të madhe, çka duket se është dhe filozofia e funksionimit të këtij spitali ditor mbi kirurgjinë estetike që tashmë është zhvilluar në përmasa të tilla, duke qenë më i madhi në të gjithën Europën. Lider në zhvillimin e turizmit mjekësor në vend, spitali ditor KEIT është i vetmi spital i tillë i liçencuar në Shqipëri dhe ku kryhen të gjitha kirurgjitë e avancuara estetike, si në vendet e Bashkimit Europian.

Janë 30 kirurgë italianë, të cilët kryejnë në këtë spital ndërhyrje të specializuara të hundës, veshëve, zmadhimit të gjoksit, rimodelimit të vitheve, eleminimin e dhjamit, lifting të lëkurës etj. Nga ana tjetër, sikurse kemi vënë re ditët e fundit doktor Skerdi ka njoftuar përmes postimeve edhe shtimin e një pavijoni të ri të spitalit, me një sallë operacioni dhe 8 shtretër.

Ndonëse ende nuk e ka zbuluar të gjithë pavijonin, nga fotot duket qartë se bëhet fjalë për një koncept krejtësisht futurist dhe ultra modern, çka duket se do të jetë edhe mjekësia e së ardhmes. I gjithë pavijoni posedon pajisjet më moderne, ndërkohë që në sallën e rë ashtu si edhe tek dy të tjerat ekzistuese, janë përdorur parametrat e standardeve të BE-së, që garantojnë nivelet maksimale të sigurisë, sterilitetit dhe saktësisë së kryerjes së procesit kirurgjikal. Kujtojmë se përveç pacientëve nga Shqipëria, gjithmonë e më tepër po rritet numri i të huajve që zgjedhin KEIT, pikërisht për numrin e lartë të operacioneve të kryera me sukses në më shumë se 13 vite përvojë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Skerdi Faria (@skerdi.faria)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Skerdi Faria (@skerdi.faria)

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *