Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today10/08/2026
Taulant Seferi e ka nisur në mënyrën më të mirë përvojën me klubin e ri në Ligën e Parë turke, duke shënuar dy gola në debutimin me fanellën e Kayserispor në fitoren 0-2 jashtë fushe kundër Vanspor.
Sulmuesi i Kombëtares u bashkua me ekipin e ri vetëm pak ditë më parë, pasi la Bodrumspor ku luajti sezonin e fundit dhe shënoi 17 gola.
Në ndeshjen e të dielës, e cila vlente për raundin e parë të sezonit të ri, Seferit iu deshën vetëm nëntë minuta në fushë për të shënuar golin e parë. Një pasim i Saglam bëri që sulmuesi kuqezi të zhbllokonte ndeshjen.
Edhe në minutën e 56-të, një top i servirur po nga Saglam bëri që Seferi të shënonte golin e dytë për ekipin e ri, duke ‘vulosur’ tri pikët. 29-vjeçari luajti për 87 minuta dhe tregoi që në debutim se jo më kot Kayserispor investoi te ai.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)