Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Taksa turistike në qytetin e Venecias do të rifillojë nga e premtja, me risinë kryesore këtë vit që udhëtarët e minutës së fundit do të paguajnë dyfish.
Taksa e këtij viti, e cila mund të rezervohet në internet, mbetet 5 €, por do të dyfishohet nëse blihet tre ditët e fundit para mbërritjes në qytet. Taksa e re do të zbatohet çdo të premte deri të dielën dhe ditët e festave nga data 18 Prill deri më 27 Korrik, për një total prej 54 ditësh.
Udhëtarët ditorë paguajnë tarifën e kërkuar 5 ose 10 € dhe marrin një kod QR që më pas do të kontrollohet në shtatë pika aksesi në të gjithë qytetin, duke përfshirë edhe stacionin kryesor të trenit.
Kryebashkiaku Luigi Brugnaro theksoi se taksa synon të ndihmojë qytetin dhe qytetarët e tij të luftojnë flukset e mëdha turistrike gjatë festave dhe fundjavave.
Turistët që do të kapen pa dokumentacionin e nevojshëm do të përballen me gjoba të mëdha që variojnë nga 50 Euro deri në 300 Euro. Përveç këtyre gjobave, ata do t’i nënshtrohen edhe taksës maksimale të hyrjes së lejuar me ligj, e cila është 10 Euro. Megjithatë, vizitorët që planifikojnë të qëndrojnë gjatë natës në Venecia nuk kanë nevojë të paguajnë këto tarifa, pasi kostoja e qëndrimit të tyre në hotel tashmë përfshin një tarifë akomodimi për Venecian.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)