play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Vendimi/ Pension i posaçëm për 15 personalitete në vend

today04/01/2024

Background
share close

Një sërë personalitetesh të rëndësishëm në fushën e artit, sportit, por jo vetëm do të përfitojnë një pension të posaçëm.

Vendimi i qeverisë, i publikuar në Fletoren Zyrtare vlerëson me pension të posaçëm konkretisht 15 personalitete, mes të cilëve aktori i njohur i humorit Muharrem Hoxha, këngëtari Frederik Ndoci, aktorja Eva Alikaj, studiuesi Aurel Plasari, volejbollisti Leonard Tase, poetja Zhuljana Jorganxhi etj..

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, shkruhet në vendim.

Lista me personalitetet që përfitojnë pensionin e posaçëm

  1. Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Eva Alikaj- aktore
  2. Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Muharrem Hoxha- aktor
  3. Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Federik Ndoci- këngëtar
  4. Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Roland Xhoxhi- violinist
  5. Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Leonard Tase- volejbollist dhe trajner
  6. Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Suzana Frashëri- soprano
  7. Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Aurel Plasari- studiues
  8. Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Mimoza Ibrahimi- volejbollistja
  9. Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Nazmi Hoxha- piktor
  10. Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Zhuljana Jorganxhi- poete dhe autore këngësh
  11. Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Xhelal Kalaja- trajner basketbolli
  12. Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror Pavllo Mihali- atlet
  13. Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Diana Mata- qitëse
  14. Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Ardian Cerga- aktor
  15. Për dhënie pensioni të posaçëm shtetëror znj. Lulëzime Duka- volejbolliste

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *