play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Vendimi/ Ndërtesat pa leje do konfiskohen nga shteti, do kalojnë në përfitim të popullit

today07/09/2022

Background
share close

Të gjitha ndërtesat pa leje apo ato pallatet që kanë bërë disa kate shtesa mbi lejet që u janë dhënë nga bashkitë do të konfiskohen nga shteti. Ky është vendimi që ka marrë qeveria, duke thënë se këto ndërtesa do të përdoren për familjet në nevojë, strehimin e familjeve të prekura nga veprat publike si dhe do të përdoren nga shteti si zyra. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se ky vendim ka si qëllim dekurajimin e ndërtuesve për të shkelur ligjin dhe ndërtuar pa leje.

“VKM për konfiskim të objekteve të ndërtuara pa leje. Ka të bëjë me të gjitha ato ndërtesa pa leje në Shqipëri apo ndërtimin e shtesave mbi lejet që janë dhënë nga bashkitë. Kjo kohë ka mbaruar dhe kjo nuk do të ndodh më. Të gjitha ndërtesat që kanë këtë lloj specifike do të konfiskohen për përdorim publik dhe do u jepen qytetarëve që preken nga projekte publike. I gjithë ky proces është i gjatë dhe i bazuar në ligj dhe ka për qëllim dekurajimin e kompanive ndërtues që shkelin ligjin”, tha Balluku.

Balluku tha se për këto ndërtesa do të ketë një investigim edhe për institucionet që kanë pasur për detyrë t’i ndalonin dhe kanë lejuar që pallate të tëra pa lejë të ‘ngriheshin nën hundën e tyre”

“Për çdo ndërtesë që rezulton se ka shkelur lejen apo për çdo ndërtesë të ndërtuar pa leje do të ketë edhe një investigim për të gjitha ato institucionet që kanë për qëllim inspektimin e territorit  dhe t’i ndalnin dhe kjo gjë ka ndodhur nën hundën e tyre. Kjo pasi abuzimet kanë ndodhur me lejen e tyre. Ky është një proces i gjatë dhe nuk do të ketë tolerancë për asnjë nga ndërtuesit. Gjithçka e ndërtuar pa leje do të kalojë në përftim të popullit. Këto kate e ndërtesa do të përdoren për familjet në nevojë, për nevojat e shteti për zyra dhe strehimin e familjeve që preken nga projektet publike”, tha Balluku.

Për të gjithë ata ndërtues që kanë shkelur ligjin do të ketë 3 mënyra të dispozicion për të lehtësuar pozitat e tyre.

“E para do të jetë pagesa e metrave katror që ka ndërtuar pa leje pra duhet të parablejë sipërfaqen përveç gjobës që do të paguajë, e dyta është dhurimi me dëshirë dhe e treta është konfiskimi nga shteti dhe do të përballet edhe me çështje penale sipas ligjit”, tha Balluku.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *