play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Vendimi i Dhomës së Përfaqësuesve për TIkTok, “rebelohet” CEO i kompanisë: Ngrini zërin të gjithë!

today15/03/2024

Background
share close

Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Chew reagoi ndaj atij që e përshkroi si “votim zhgënjyes” nga Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, që miratoi të mërkurën projektligjin sipas të cilit aplikacioni i njohur ose duhet të shkëputet nga kompania kineze ByteDance që e ka në pronësi, ose të shesë versionin amerikan të tij, në mënyrë që të vazhdojë të lejohet përdorimi i tij në Shtetet e Bashkuara

“Ky legjislacion, nëse firmoset e bëhet ligj, do të çojë në një ndalim të TikTok në Shtetet e Bashkuara,” tha Chew në një video të postuar në platformën X. “Edhe vetë mbështetësit e projektligjit e pranojnë se ky është qëllimi i tyre. Kjo nismë i jep më shumë fuqi një grushti kompanish të tjera të mediave sociale”, shkruan ai. Chew se ndalimi i aplikacionit do të ndikonte negativisht mbi bizneset e vogla dhe do të vinte në rrezik “më shumë se 300,000 vende pune amerikane”.

“Ne besojmë se mund ta kapërcejmë këtë situatë së bashku. Mbroni të drejtat tuaja kushtetuese. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet,” vazhdon mesazhi i tij. Projekt-ligji dypartiak i jep TikTok-ut gjashtë muaj kohë për t’u shkëputur nga kontrolli i huaj, përfshirë daljen nga pronësia e kompanisë ByteDance. Sipas ligjvënësve amerikanë, kompania ByteDance kontrollohet nga qeveria kineze, e cila mund të kërkojë në çdo kohë të ketë qasje tek të dhënat e konsumatorëve të TikTok-ut në SHBA në çdo kohë që dëshiron.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *