play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Veliaj për zgjedhjet në FSHF: Nesër do bëjmë dy kallëzime penale, disa njerëz do bëjnë burg!

today24/01/2022

Background
share close

Pas zgjedhjes së kryetarit të Shoqatës së Futbollit në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një mbledhje urgjente me Presidente të Shoqatave Sportive të Tiranës, ku ka lëshuar lumë me akuza në drejtim të FSHF-së.

Ai tha se nesër do të depozitohen dy kallëzime, një për sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së dhe një për sekretarin e shoqatës. Ai tha se kjo çështje nuk mund të lihet me kaq, pasi sipas tij do të shkojë në burg të gjithë ata që kanë bërë falsifikime.

“Meqë kishte shumë nga ata që u skandalizuan me atë që u thanë një grup çunash duket qarte që ai nuk loz futboll, dhe kërkoj ndjesë për këdo që është ofenduar, por nuk i heq asnjë presje çfarë do gjëje që kam thënë. Unë flas më rëndë ndaj padrejtësive në TV sesa në një muhabet shokësh. Ku isha unë? Ku erdhën këta alinë. Nesër ne do të bëjmë dy kallëzime penale. Do bëjmë një kallëzim për sekretarin e Përgjithshëm të FSHF dhe një kallëzim penal për sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës, ata të shoqatës së vjetër dhe besoj që do t’i bashkohet vandakut të madh që prokuroria sot ka në dispozicion. Vandaku vetëm po rritet në të gjithë fushat ku ata ushtrojnë një veprimtari thellësisht kriminale, se sot të gjithë i zgjedhin zgjedhësit, kurse këta zgjedhin zgjedhësit që duan dhe i vënë pastaj si vezë nëpër bikerinat e shoqatës. Për hir të transparencës, është shumë e nevojshme që ne të bëjmë apelin e shumicës. Në fakt në gjykatën e Tiranës janë regjistruar drejtuesit e shoqatave, jo delegatët që na i cakton FSHF dhe ne i zbulojmë këta vetëm kur shkojmë ditën e votimit. Kjo është një paturpësi dhe është një falsifikim dhe më vjen keq për këta që e kanë bërë. Do shkojnë në burg, është e pashmangshme, do shkojnë në burg se kur falsifikon firmën siç ndodhi në Shijak kur falsifikon delegatët dhe ti thua një ditë përpara që të kam njoftuar dhe 20 delegatë të tjerë që s’i njihte askush, kjo është kriminale dhe disa njerëz do bëjnë burg për këtë çështje dhe kjo është arsyeja pse jemi mbledhur sot. Ketu prezent kemi shumicen e shoqatave, jo me dyer të mbyllura, siç bejne ata me delegatë anonimë nga Shijaku qe fanepsen në Tiranë, ku gjithë punëtorët e ngarkim –shkarkim të vezëve na dalin edhe delegatë të Tiranës. Kurse ketu prezente jane te gjithe ata që realisht i kanë këto shoqata sportive në Tiranë”, tha Veliaj.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *