Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Rusia nuk e sheh Vatikanin si një vend serioz për bisedime paqeje me Ukrainën, sepse Selia e Shenjtë është selia e katolicizmit dhe është e rrethuar nga Italia, një anëtare e NATO-s dhe BE-së, raporton Reuters duke cituar burime nga Moska.
“Vatikani definitivisht nuk shihet në Rusi si një forcë serioze e aftë për të zgjidhur një konflikt kaq kompleks”, tha një burim i lartë rus i njohur.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha javën e kaluar se Papa Leoni i XIV, kishte konfirmuar gatishmërinë e tij për të organizuar bisedime.
Ndër arsyet e cituara nga të tre burimet është fakti se si Rusia ashtu edhe Ukraina janë kryesisht vende ortodokse, ndërsa Vatikani i rrethuar nga Italia e cila ka sanksionuar vazhdimisht Rusinë.
Varianti i Vatikanit u refuzua edhe nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
“Aspak elegant” e konsideroi shefi i diplomacisë ruse Vatikanin, qendrën e katolicizmit, si vend ndërmjetës mes dy shteteve në luftë me shumicë të krishterë.
Javën e kaluar Kievi propozoi Zvicrën si vendin ku mund të zhvendoset raundi i radhës i bisedimeve të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)