play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Urdhri i ri, Trump vazhdon uljen e shpenzimeve qeveritare

today12/02/2025

Background
share close

Presidenti Donald Trump urdhëroi agjencitë amerikane që të punojnë ngushtë me këshilltarin e lartë Elon Musk për tkurrjen e fuqisë punëtore federale duke identifikuar punonjësit e qeverisë që mund të pushohen nga puna.

Me djalin e tij 4-vjeçar pranë, miliarderi Musk qëndroi pranë Trumpit në Zyrën Ovale e bëri të qartë se ai po drejtonte përpjekjet për të shkurtuar atë që ai e shihte si shpenzime të tepërta të qeverisë me urdhër të Trump.

“Nuk mund të kesh një burokraci federale autonome. Duhet të kesh një që i përgjigjet njerëzve. Nëse njerëzit nuk mund të votojnë dhe vullneti i tyre të vendoset nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur atëherë ne nuk jetojmë në një demokraci, ne jetojmë në një burokraci. Pra, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne ta rregullojmë atë dhe që publiku, përfaqësuesit e zgjedhur presidenti, Dhoma dhe Senati të vendosin se çfarë ndodh në krahasim me një burokraci të madhe”, tha Elon Musk.

Kjo është hera e parë që Musk u pyet nga gazetarët që kur iu bashkua administratës së Presidentit Trump. Pavarësisht shqetësimeve për pak transparencë, Musk e cilësoi veten si një libër të hapur.

Në dokumentin e nënshkruar nga Trump, thuhet se agjencitë do të ndërmarrin plane për reduktimin e punonjësve federalë në shkallë të gjerë dhe do të përcaktojnë se cilët përbërës të agjencisë mund të eliminohen. Dokumenti gjithashtu thotë se agjencitë duhet të “punësojnë jo më shumë se një punonjës për çdo katër që largohen nga qeveria federale”. Përjashtime ka në rastet kur bëhet fjalë për emigracionin, zbatimin e ligjit dhe sigurinë publike.

Nga ana tjetër, Presidenti Trump dhe Elon Musk po u kërkojnë punonjësve federalë që të japin dorëheqjen në këmbim të stimujve financiarë, ndonëse plani i tyre është në pritje teksa një gjykatës po shqyrton ligjshmërinë e këtij urdhri.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *