play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Unaza e humbur prej 750 mijë eurosh gjendet në fshesën me korrent të hotelit

today12/12/2023

Background
share close

Një unazë me vlerë 750.000 euro e cila u zhduk në hotelin Ritz në Paris, është gjetur në një fshesë me korrent.

Pronarja, një biznesmene malajziane, e cila ishte mysafire në hotel, paraqiti një ankesë në polici të premten pasi dyshoi se një punonjës e kishte vjedhur unazën, sipas BBC.

Rojet e sigurisë së Ritz gjetën unazën mes pluhurit në një qese të dielën, raportoi Le Parisien.

Gazeta shtoi se e ftuara kishte udhëtuar për në Londër të premten, por tani do të kthehet në Paris për unazën e saj.

Ritz tha se i ka ofruar edhe tre net të tjera mysafires për të kompensuar shqetësimin, megjithëse kuptohet se ajo nuk ka ndërmend ta pranojë ofertën.

Në një deklaratë për Le Parisien, hoteli tha: “Falë punës së përpiktë të rojeve të sigurisë, unaza u gjet këtë mëngjes. Dëshirojmë të falënderojmë stafin e Ritz Paris që u mobilizua për këtë kërkim dhe që punon çdo ditë me integritet dhe profesionalizëm”.

Biznesmenja i tha policisë se e la unazën në një tavolinë në dhomën e saj të hotelit të premten kur shkoi për të bërë pazar në qytet për disa orë, dhe kur u kthye ajo ishte zhdukur.

Nuk është hera e parë që bizhuteritë raportohen të zhduken në hotel.

Në vitin 2018, pesë burra të armatosur sekuestruan mallra me vlerë më shumë se 4 milionë euro nga një dyqan bizhuterish brenda objektit të famshëm.

Më vonë atë vit, një anëtare e paidentifikuar e familjes mbretërore saudite raportoi vjedhjen e bizhuterive me vlerë qindra mijëra paund nga suita e dhomës së saj të hotelit.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *