play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

UEFA zgjedh arbitrin e finales së Champions-it, ka gjykuar dy herë Arsenalin këtë sezon

today11/05/2026

Background

UEFA ka zyrtarizuar arbitrat e finales së Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit, që do të luhet më 30 maj në “Puskas Arena” të Budapestit.

Gjermani Daniel Siebert do të jetë arbitri kryesor i sfidës më të rëndësishme të sezonit europian për klube. 42-vjeçari, arbitër ndërkombëtar që nga viti 2015, do të drejtojë për herë të parë një finale të kompeticioneve të klubeve të UEFA-s.

Sistemi VAR do të drejtohet nga Bastian Dankert, ndërsa në ekipin teknik do të jetë edhe spanjolli Carlos Del Cerro Grande. Po ashtu, Guadalupe Porras Ayuso është caktuar si asistente rezervë për finalen.

Siebert ka arbitruar edhe më parë Arsenalin këtë sezon, në çerekfinale ndaj Sportingut dhe në gjysmëfinalen e kthimit kundër Atletico Madridit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *