play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

UEFA sfidon FIFA-n me një kompeticion të ri

today21/08/2026

Background
share close

UEFA dhe CONCACAF kanë nisur bisedimet për krijimin e një turneu të përbashkët të Ligës së Kombeve, ku do të merrnin pjesë të gjitha 96 kombëtaret e Evropës, Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe Karaibeve, në një plan që i hap sfidë të drejtpërdrejtë FIFA-s.

“The Guardian” raporton se, pasi u bashkuan për të kërkuar largimin e Gianni Infantinos, në dritën e polemikave rreth shitjes së të drejtave të Kupës së Botës, dy konfederatat tani po punojnë për krijimin e një turneu të tyre, që do të zhvillohej çdo dy vjet. Turneu mund të nisë që në vitin 2028.

Pas fazës së ligës do të zhvillohej një fazë me eliminim direkt, e ndjekur nga një turne Final Four, i cili do të përcaktonte kampionin.

Meqë diskutimet serioze kanë nisur vetëm gjatë javëve të fundit, numri i ekipeve në secilën ligë ende nuk është përcaktuar. Nuk dihet ende nëse ky kompeticion kërkon miratimin e FIFA-s, por në këtë pikë ku ndodhet institucioni më i lartë i futbollit botëror, UEFA nuk e konsideron të rëndësishme dritën jeshile.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *