play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

U përzgjodh si fjala më e kërkuar e vitit 2023, si e komentoi inteligjenca artificiale titullin e saj

today09/11/2023

Background
share close

Gjatë vitit 2023 inteligjenca artificiale ka qenë tema e nxehtë e vitit nëse do të jetë një e mirë revolucionare apo një katastrofë apokaliptike për njerëzimin. Ndaj, Collins Dictionary e ka kurorëzuar inteligjencën artficiale si “fjalën e vitit”.

Përdorimi i termit është katërfishuar gjatë këtij viti, është shprehur botuesi i fjalorit.

“Ne e dimë se inteligjenca artificiale ka qenë një fokus i madh këtë vit për mënyrën si është zhvilluar dhe është bërë aktuale, është përfshirë në jetët tona si emaili, platformat ‘streaming’ apo si çdo teknologji e përditshme që dikur dukej se i përkiste së ardhmes”.

“BBC” kërkoi një koment nga ChatGPT i cili u përgjigj: “Përzgjedhja e AI si fjala e vitit nga Collins Dictionary reflekton ndikimin e thellë e inteligjencës artificiale në botën tonë që po zhvillohet me hapa të shpejt, ku inovacioni dhe transformimi drejtohen nga fuqia e algoritmeve dhe të dhënave”.

Ndërkohë, kryeministri britanik Rishi Sunak do të mirëpresë 100 liderë botërorë, akademikë, personalitete të teknologjisë dhe kërkues të inteligjencës artificiale në një samit ku do të diskutohet si të merren maksimalisht përfitimet e teknologjisë së fuqishme duke zvogëluar rreziqet.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *