play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

U gjet e pajetë në banesë! Zbardhet shkaku i vdekjes së këngëtares Sinéad O’Connor

today09/01/2024

Background
share close

Këngëtarja irlandeze Sinéad O’Connor ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale në moshën 56-vjeçare, tha Gjykata e Inner South Coroner’s Court në Londër në një deklaratë të martën, më 9 janar.

Gjykata theksoi se tashmë kanë përfunduar hetimet mbi vdekjen e saj.

Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Sinéad-it tonë të dashur. Familja dhe miqtë e saj janë të shkatërruar dhe kanë kërkuar privatësi gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”, tha familja e saj në një deklaratë në korrik 2023.

Këngëtarja e “Nothing Compares 2 U” u gjet pa ndjenja në një shtëpi në Londër më 25 korrik 2023. Të nesërmen, një deklaratë e shpërndarë në faqen e internetit të Gjykatës së Kërkimit vuri në dukje se “vdekja e Sinéad O’Connor në Lambeth iu komunikua mjekut të familjes pa dhënë një shkak mjekësor të vdekjes.”

Sipas shënimit, “për këtë arsye mjeku ligjor urdhëroi një autopsi. Rezultatet e kësaj mund të mos jenë [të disponueshme] për disa javë.”

“Një vendim nëse një hetim do të jetë i nevojshëm do të merret pasi të bëhen të ditura këto rezultate dhe të dëgjohen komentet e familjes”- përfundoi deklarata e agjencisë.

Një zëdhënës i Scotland Yard tha për PEOPLE në atë kohë se vdekja e saj “nuk po trajtohej si e dyshimtë”.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *