play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Turneu i Taylor Swift rrit kërkesën për udhëtime ajrore në Europë

today19/01/2024

Background
share close

Fansat e kantautores amerikane Taylor Swift “po ushqejnë” kërkesën e madhe për udhëtime ajrore në Europë midis majit dhe gushtit për të ndjekur turneun e saj “Eras”.

Këtë e ka bërë të ditur kompania spanjolle e prenotimit të udhëtimeve në internet “eDreams ODIGEO”.

Sipas eDreams, kërkesa për fluturime drejt Stokholmit në periudhën 17-19 maj, kur fillon turneu, është rritur gjashtë herë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Kërkesat për fluturime drejt Varshavës, Edinburgut, Liverpoolit dhe Parisit në ditët pas koncerteve të Taylor Sëift u rritën me 339 për qind, 176 për qind, 133 për qind dhe 108 për qind, raporton Reuters.

Kompania me bazë në Barcelonë eDreams tha se kërkesa transatlantike është rritur më së shumti, gjë që tregon interesin e madh të fansave të Taylor Swift nga Amerika për të ardhur në shfaqjet e saj europiane.

Rritje ka pasur edhe udhëtimet në Cyrih, Lion, Milano, Amsterdam, Vjenë dhe Madrid, ku do të performojë Swift.

Këto shifra të pazakonta pasqyrojnë ndikimin e këngëtares në skenën muzikore botërore dhe kontributin e rëndësishëm ekonomik të performancave të saj, i cili tashmë është vënë në dukje në SHBA.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *