Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidenti amerikan Donald Trump synon të dëbojë një milionë emigrantë brenda vitit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.
Washington Post, duke cituar disa burime raporton se qëllimi i presidentit duket ambicioz duke pasur parasysh se, sipas statistikave, numri më i lartë i emigrantëve të deportuar në një vit ishte 400 000 nën drejtimin e Barack Obamës.
Zyrtarët konfirmuan se negociatat janë duke u zhvilluar me rreth 30 vende për të pritur të dëbuarit që nuk janë shtetas të tyre. Në dosjet gjyqësore, administrata tha se synon të dërgojë “mijëra” emigrantë në këto të ashtuquajtura vende të treta.
Deportimet në vende si Meksika, Kosta Rika, Panamaja dhe madje edhe Ruanda kanë filluar tashmë, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në politikën e emigracionit të SHBA.
Presidenti Trump dhe Zëvendëspresidenti JD Vance kanë mbështetur publikisht idenë e dëbimeve masive. Trump u zotua gjatë fushatës për të dëbuar “miliona”, ndërsa Vance sugjeroi që dëbimet të fillonin me një milionë.
Sipas Tricia McLaughlin, ndihmëse Sekretare për Çështjet Publike në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, deri në fund të Marsit janë dëbuar mbi 117,000 emigrantë.
Gjykatat federale kanë nxjerrë vendime të shumta për të ngadalësuar veprimet e administratës. Një gjykatës në Boston bllokoi përkohësisht deportimet në vendet e treta pa u dhënë emigrantëve një mundësi për të kërkuar mbrojtje humanitare.
Gjyqtarët në Teksas dhe Nju Jork gjithashtu kanë ndalur përpjekjet për të dëbuar grupe të caktuara pa seanca dëgjimore.
Por tanimë, emigrantët duhet gjithashtu të informohen për të drejtat e tyre dhe brenda 24 orëve duhet të deklarojnë nëse janë përballur me tortura.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)