Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Donald Trump ka vendosur një ndalim hyrjeje në Shtetet e Bashkuara nga 12 vende: Afganistani, Mianmari, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Presidenti amerikan ka vendosur gjithashtu të kufizojë pjesërisht hyrjen e qytetarëve të shtatë vendeve të tjera: Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela.
Kufizimet, thekson deklarata e Shtëpisë së Bardhë, vlejnë si për migrantët ashtu edhe për jo-migrantët.
Trump tha se vendosi të ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara nga 12 vende pas sulmit antisemit në Boulder të Kolorados.
Por Egjipti, vendi i origjinës së sulmuesit Mohamed Soliman, nuk është ndër vendet e prekura nga masa.
“Sulmi i fundit terrorist në Boulder të Kolorados, nxori në pah rreziqet ekstreme që paraqet për vendin tonë hyrja e shtetasve të huaj të verifikuar në mënyrë jo të duhur”, tha Trump në një videomesazh të postuar në mediat sociale.
Donald Trump i ka urdhëruar gjithashtu Departamentit të Drejtësisë të hapë një hetim mbi “fshehjen e supozuar të gjendjes shëndetësore të Joe Biden”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Trump ka urdhëruar një hetim mbi atë që republikanët e quajnë një mbulim të përkeqësimit të shëndetit kognitiv të paraardhësit të tij.
“Ky konspiracion shënon një nga skandalet më të rrezikshme dhe shqetësuese në historinë amerikane”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Ish-Presidenti amerikan Biden u përgjigj menjëherë, duke e quajtur urdhrin e administratës së pasardhësit të tij një shpërqendrim “për të miratuar legjislacion katastrofik” që shkurton programet thelbësore.
“Le të jemi të qartë: Unë i mora vendimet gjatë presidencës sime. Unë mora vendimet për faljet, për urdhrat ekzekutivë, për legjislacionin dhe për shpalljet. Çdo sugjerim se nuk e kam e paskam bërë unë, është qesharak dhe i rremë”, tha Biden në një deklaratë për AFP.
Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se kishte ndaluar vizat për studentët e huaj në Harvard.
“Kam vendosur”, tha Trump në një deklaratë “se është e nevojshme të kufizohet hyrja e shtetasve të huaj që kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara vetëm ose kryesisht për të marrë pjesë në një kurs studimi në Harvard ose në një program shkëmbimi të organizuar nga universiteti”.
Së fundmi, burime nga Shtëpia e Bardhë i thanë CNN se telefonata e shumëpritur midis Donald Trump dhe Xi Jinping mund të zhvillohet në orët e ardhshme.
Tre ditë më parë, vetë CNN raportoi se telefonata do të zhvillohej “deri në fund të javës”, dhe Sekretari i Thesarit Scott Bessent u tha mediave amerikane se telefonata midis dy udhëheqësve do të zhvillohej “shumë shpejt”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)