Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/09/2024
Miliona amerikanë presin të ndjekin sot debatin televiziv mes zv/presidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, i cili mund të përbëjë njërin prej momenteve kritike të fushatës për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.
Ishte pikërisht një përballje e ngjashme që vulosi fatin e ish shefit të Shtëpisë së Bardhë Joe Biden, dështimi it ë cilit përballë rivalit republikan e detyroi t`i jepte fund përpjekjes për një mandate të dytë në krye të shtetit. Edhe pse debatet presidenciale zakonisht nuk vendosin rrjedhën e zgjedhjeve, mbrëmja e sotme konsiderohet se përfaqëson shansin më të mirë për Harris që të pengojë rikthimin historik të Trumpit.
Suksesi i saj në unifikimin e partisë, ku u shfaq si një zë i ri i ndryshimit të gjeneratave, nuk ka arritur deri më tani të cimentojë një rrugë të besueshme drejt 270 votave elektorale të nevojshme për të fituar presidencën. Në të vërtetë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot thotë CNN, ish-presidenti Trump, i cili ka sfiduar një seri akuzash penale si dhe një tentativë ndaj jetës së tij, mund të fitojë.
Ky mund të jetë debati i vetëm mes tyre në fushatën për presidencialet e nëntorit. Debati mbahet tetë javë përpara ditës zyrtare të zgjedhjeve, por vetëm disa ditë përpara fillimit të votimit të hershëm në disa nga 50 shtetet e vendit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)